Ato tashmë janë emra të njohur në botën e biznesit të kozmetikës. Motrat Kim dhe Kylie janë kthyer ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku veç interesit për jetën familjare dhe personale, duket se kanë kuriozitet edhe për produktet e reja që ato lancojnë.

Por së fundmi, ka tërhequr vëmendjen një koment i Kim, e cila ndërsa po provonte produktin e ri të publikuar nga motra e saj e vogël, e quajti atë “m** i lirë”.

Komenti i saj erdhi pasi Kylie nuk po ia dilte që t’i bënte make-up siç duhej pasi nuk po merrte dot make-up nga shishja… dhe sigurisht e gjitha ishte një batutë. /tvklan.al