Ditën e sotme, masat ajrore me origjinë veriperëndimore, do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellimesh.
Sipas Meteoalb, më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave, duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale, e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.
/tvklan.al