Më shumë se 100 hektarë me të mbjella në zonën e Fierit janë shkatërruar si pasojë e ngricave. Fermerët thonë se të gjitha paratë që kanë investuar janë të humbura.

Por përveç dëmeve që ka sjellë në bujqësi, moti i keq ka paralizuar edhe tregtinë. Administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku, thotë se goditjet janë si te tregtia e brendshme edhe te ajo me jashtë.

Situata më e vështirë për zhdoganimin e mallrave ka qenë për portin e Durrësit dhe kamionët që kalojnë nga Rruga e Kombit.

Bizneset presin një reduktim të volumeve tregtare të përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, nëse moti vijon të jetë i tillë edhe për një javë./ TV KLAN