Breshëri dhe erërat e fuqishme e bënë edhe më të vështirë kërkimin e trupave në terren

Të paktën 21 persona pjesëmarrës në një maratonë malore në veriperëndim të Kinës kanë humbur jetën  ndërsa moti ekstrem goditi këtë rajon. Erërat e forta dhe shiu i fuqishëm përfshiu Yellow River Stone Forest, një vend turistik në provincën Gansu. Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhdukën. Trupat u gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Temperaturat ranë përsëri në zonën malore brenda natës, duke e bërë kërkimin më të vështirë. Më shumë se 1,200 ekipe të kërkim shpëtimit u vendosën në dispozicion.

151 pjesëmarrës janë konfirmuar në gjendje të mirë shëndetësore. Pylli me gurë i Lumit të Verdhë është i famshëm për peizazhin e tij të thyer malor dhe shtylla guri dhe përdoret si vendndodhje në shumë shfaqje, ngjarje sportive dhe filma televizivë kinezë. Formacionet e tij shkëmbore besohet të jenë të vjetra 4 miliardë vjet.

Klan News