Fermerët në Kosmaç nuk do të marrin fitimet nga prodhimet e tyre. Serat janë dëmtuar për shkak të motit të ashpër dhe me erëra të forta. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.

 “Shumë na ka prishur punë si bora ashtu edhe era e fortë që kemi pasur para borës. Por kryesisht bora i ka prishur totalisht

”, tha një fermer.

Ndërsa një tjetër u shpreh se:

“Të paktën me këto gjëra që këmi pasur si unë edhe të tjerët me na ndihmuar”.

Edhe një fermer tjetër tha:

“Na kapi një borë e paparë dhe jo i detyroi fashtarët të krijojnë mangësi në prodhimin e tyre”.

Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës me sipërfaqen më të madhe të serave. Kjo është mënyra e vetme që ata të nxjerrin të ardhurat.

Dëme të mëdha nga moti janë bërë edhe në Arshi Lengo të Gjirokastrës. Vetëm fermeri Albert Likaj një ish-emigrant i kthyer nga Greqia pesë vite më parë për të investuar në vendin e tij, ka humbur nga reshjet e borës 50 milionë Lekë.

Likaj kultivonte perime të ndryshme për tregun vendas, por thotë se ndjehet i braktisur nga strukturat e shtetit. Thotë se nuk është e largët koha që do të ikë sërish në emigracion.

“E vetmja e ardhur kjo është. Ne nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Me këtë fatkeqësi që ndodhi tani ose do presim nga shteti të na ndihmojë ose përndryshe do ikim se nuk kemi mundësi ekonomike t’i rindërtojmë prapë”.

Dëme nga moti ka patur tek shumë fermerë në rrethe të ndryshme. Por megjithë premtimet e shumta herë pas here për ndihmë të shteti në bujqësi, shumë pak prej tyre kanë përfituar. Pjesa më e madhe po braktisin tokat dhe largohen në emigracion./abcnews.al