Dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme të niseshin nga Porti i Durrësit drejt Barit do të anulojnë lundrimet.

Autoriteti Portual në qytetin e Durrësit thotë se vendimi është marrë pas parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit pasi në orët në vijim pritet që të përkeqësohen kushtet e motit.

“Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Autoriteti portual njofton se nga ana tjetër, linja Durrës-ankona-Durrës do të vijojë normalisht./tvklan.al