Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në

vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga

defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike,

shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për

shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë./tvklan.al