Tedi Papavrami dhe Francois-Frederic Guy e nisën koncertin me 30 minuta vonesë në mbrëmjen e së hënës, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse. Për shkak të motit të keq, ata e mirëkuptuan publikun për t’i dhënë mundësinë të mos humbasë asnjë nga kompozimet e Ludwig Van Beethoven për violinë dhe piano të parashikuara në program. Sonatat  ndoqën edhe rrtjedhën e krijimtarisë së gjeniut. E dyta, që përkon me fillimet e tij ishte ajo që nisi mbrëmjen.

Në mbyllje të sonatës së parë dy artistët, e ndërprenë për pak minuta koncertin për t’i dhënë mundësinë e hyrjes të fundit publik që priste pas dere.

Nis të luhet e shtata, ndër më të njohurat dhe të interpretuarat nga instrumentistët, përkon me atë që studiuesit vlerësojnë si periudhën kur Beethoven shkruajti më shumë,.

Për ta mbyllur me sonatën e 10-të, kur kompozitori ishte tërhequr nga jeta publike, jetonte në vetmi dhe me dhimbjen e shurdhimit. Për shumë kritikë në këtë kohë, pra në fundin e jetës së tij, ai krijoi veprat më domethënëse, më të vështira dhe më pak të luajtura në muzikën e dhomës.

Tedi Papavrami i ri-kthehet publikut shqiptar vitin tjetër për të mbyllur ciklin e 10 sonatave të kompozitorit që siç vetë e artisti e përkufizoi.

Tv Klan