Anija e Flotës Detare e klasit “Iliria” ka ndërhyrë këtë të martë për tu ardhur në ndihmë 50 turistëve shqiptarë e të huaj , të bllokuar në ishullin e Sazanit për shkak të motit të keq.

Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët mes të cilëve edhe një grup korrespondentëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve “AFP”, u bllokuan në ishull.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë. Anija “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë. /tvklan.al