Situatë e rëndë në Britani, Greqi dhe Spanjë

Stuhi të fuqishme shirash kanë goditur disa vende të Europës, që deri më tani kanë shkaktuar 9 të vdekur dhe dëme të shumta materiale. Shumica e viktimave, 6 prej tyre janë regjistruar në Spanjën e goditur nga stuhtë ‘Elsa’ dhe ‘Fabien’ që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Një grua humbi jetën në Madrid pasi u godit nga rënia e disa pllakave nga një ndërtesë, si pasojë e erërave të forta. Të tjerë persona kanë humbur jetën nga thyerja e pemëve dhe përmbytjet, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dy viktima nga stuhia dhe përmbytjet në Porto të Portugalisë. Ndërsa në Napoli, një person humbi jetën nga thyerja e pemëve. E gjithë Italia është përfshirë nga stuhitë dhe moti i keq.

E njëjta situatë edhe në Francë, ku shirat dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, duke lënë pa energji të paktën 70 mijë familje. Probleme edhe në Greqi, Britaninë e Madhe e Irlandën. Në të gjitha këto vende, ka pasur probleme si me lundrimin ashtu edhe me fluturimet. 

Tv Klan