Përmbytje në rajonet baske, viktima në Britani

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme shirash që goditën gjatë natës veriun e Spanjës. Dhjetëra automjete u përmbytën pas daljes nga shtrati të lumit Nervion që përshkon përmes, qytetin e Bilbaos.

Ekipet e emergjencave ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të bllokuar, teksa deri më tani nuk flitet për viktima apo të zhdukur. Megjithatë, situata është pasojë e stuhisë së fuqishme Aruin që shkaktoi edhe reshje të dendura dëbore në rajonet Baske gjatë fundjavës.

Stuhia ka shkaktuar të paktën 3 viktima në Britaninë e Madhe, ndërsa 32 mijë abonentë mbeten ende pa energji elektrike në rajonin e Skocisë, pas dëmtimit të linjave të transmetimit.

Tv Klan