Moti i keq “mbërthen” Greqinë - Tv Klan

Moti i keq “mbërthen” Greqinë


Moti i keq “mbërthen” Greqinë

14:59 15/10/2021

Qeveria greke njoftoi mbylljen e disa shërbimeve publike, qindra shtëpi të përmbytura

Moti i keq ka mbërthyer Greqinë dhe qeveria ka ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën duke marrë disa  masa parandaluese .

Ministri i Ndryshimit të Klimës dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides deklaroi mbylljen e të gjitha shërbimeve publike në Atikë.

Shërbimet e vetme publike që do të mbeten funksionale janë ato të nevojshme për menaxhimin e fenomenit meteorologjik”, shtoi ministri.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në Korfuz, Samos, Ikaria, Atikë, Evia dhe Halkidiki. Qarkullimi i mjeteve gjatë natës do të ndalohet  në bulevardin bregdetar ”Poseidonos” në Athinë dhe gjithashtu në zonën e Kifissos, ku situata po përkeqësohet .

Qindra shtëpi në Athinë janë përmbytur ndërsa në ishullin Evia autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve. Shirat brenda pak orësh shkaktuan kaos në rrugët kryesore. Në disa zona ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Media greke Kathemerini shkruan se reshjet të dendura të shiut dhe infrastruktura problematike e Athinës, e cila nuk është mirëmbajtur sa duhet për dekada të tëra është bërë shkaktare për trafikun në disa  nga  arteriet kryesore të rrugëve.

Klan News








Të ngjashme