Cikloni “Ianos” ka shkatërruar zona të tëra në Greqi. Erërat e forta dhe shirat e fuqishme kanë shkaktuar përmbytje duke lënë të paktën dy viktima deri më tani.

Pas gjetjes së një gruaje të vdekur në fshatin Vasili të Farsalas ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur një tjetër viktimë. Bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar.

Sipas mediave, viktima është me origjinë nga Shqipëria dhe djali i tij po e kërkonte që prej ditës së djeshme.

63-vjeçari u gjet në Kardhicë prapa spitalit. Ky qytet është edhe një prej zonave më të prekura nga cikloni, ku sipas mediave vendi tashmë ngjan me një liqen.

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Greqi po vijojnë punën për gjetjen e një 40-vjeçareje tjetër. Dyshohet se makinën me të cilën ajo po udhëtonte e ka marrë rrjedha e një lumi pranë Kardhicës./tvklan.al