Këto janë pasojat nga era e fortë dhe reshjet shiut që përfshinë qytetin bregdetar të Vlorës. Pemë të rrëzuara jo vetëm në brenda zonave të banuara, por edhe në pyllin e sodës

Probleme janë paraqitur edhe në lundrimin detar, ku dallgët e detit arrijnë deri në 7 ballë. Porti Vlorës pezulloi lundrimin për anijet e vogla si dhe tragetin e linjës Vlorë Brindisi. Në disa zona të qytetit ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në Orikum dhe Radhimë.

Por sipas sinpotikanëve kjo situatë që ka përfshirë të gjithë vendin pritet të zgjasë deri në fundjavë.

10 ditëshi i fundit i Majit do të mbyllet më mot të qëndrueshëm me temperatura 26 -27 gradë celsius. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi fillimi i muajit Qershor do të rikthejë sërish reshjet.

Tv Klan