Erërat e forta në Qendrën Alpine të Jong-pjong në Korenë e Jugut kanë detyruar sërish organizatorët e Olimpiadës së Dimrit të shtyjnë aktivitetet që zhvillohen në ambientet e jashtme.

Pas slalomit gjigant, është shtyrë edhe slalomi për ferma dhe kështu skiatorja shqiptare Suela Mëhilli duhet të presë ende. Të dy këto aktivitete do të zhvillohen të enjten dhe të premten. Ende nuk ka zhvilluar garat edhe skiatori tjetër Erjon Tola.

Tv Klan