Stuhia e ditës së mërkurë që përfshiu vendin ka lënë pas shumë defekte në sistemin e energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se edhe ditën e sotme ka vijuar punën në terren për riparimin e defekteve.

Si pasojë e punës intensive në terren, janë eliminuar defektet në pjesën më të madhe të tyre. Aktualisht defektet janë riparuar në të gjitha zonat urbane, ndërsa vijon të punohet në fshatra ku linjat janë ajrore dhe terreni është i vështirë.

Rajonet me numrin më të lartë të defekteve janë Fier, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa janë eliminuar të gjitha avaritë në zonat bregdetare të jugut si në Himarë e Dhërmi

“Brigadat e avarive po punojnë dhe gjatë ditës së sotme deri në eliminimin e të gjitha problematikave në rrjetin e shpërndarjes për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët”, thuhet në njoftimin e OSHEE./tvklan.al