Shirat e rrëmbyer dhe të dendur kanë shkaktuar përmbyrtje masive në zona të mëdha të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone në Serbi. 1300 forca të ekipeve të kërkim shpëtimit dhe 22 varka u vendosën në dispozicion të evakuimit të dhjetëra njerëzve.

Pranë qytetit jugperëndimor të Kraljevës, vërshimet e fuqishme dëmtuan rëndë këtë urë.

Energjia elektrike mungon në disa fshtara, ndërsa rrugët janë të bllokuara nga uji. Gjithashtu edhe në në Bosnjën lindore dhe autoritetet në qytetin verilindor të Tuzlës autoritetet kanë shpallur gjendjen emergjente në të gjithë rajonin e tyre pasi përmbytjetet e fuqishme përfshin qytetin.

Disa familje u detyruan të linin shtëpitë e tyre në shumë qytete dhe fshatra. Ndërkaq moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë.

Reshjet e dendura kanë prekur kryesisht zonat e Selanikut perëndimor ku nuk mungojnë edhe përmbytjet.

Tv Klan