Dy viktima në Francë, gjendje e jashtëzakonshme në Greqi

Stuhi dhe përmbytje kanë përfshirë brigjet e vendeve në jug të Europës. Në brigjet juglindore franceze mes Nisës dhe Marsejës, deti depërtoi në zonat e banuara.

Dy persona humbën jetën pas daljes nga shtrati të lumenjve që përmbytën automjete, rrugë e banesa. Disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Gjendje emergjence edhe në Greqi. Në ishullin Thasos, ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe shkaktuan rrëshqitje toke.

Përmbytjet kanë përfshirë thuajse gjithë Italinë. Këto janë pasojat e daljes nga shtrati të lumenjve në Genova.

Ujërat e rrëmbyer sollën me vete llum dhe baltë që pushtuan rrugët në disa zona të banuara, ku ka nisur edhe evakuimi i dhjetëra banorëve të izoluar nga përmbytjet.

Tv Klan