Reshje dëbore në vendet malore

Moti i keq me reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë përfshiu thuajse të gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Në fshatin turistik të Dardhës bora arriti në 5 cm, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Tragetet në portin e Durrësit u nisën me 6 orë vonesë për shkak të dallgëzimeve që arrinin deri në 7 ballë në det të hapur. Probleme pati edhe në brigjet jugore.

Ndërsa për zonën e Tepelenës Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit të lëvizin me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Sipas sinoptikanëve, përmirësimi i motit do të nisë gjatë orëve të para të së enjtes.

“Kryesisht dita e enjte do të na sjellë përmirësim të motit jo vetëm në parametrin e erës që do të vijë duke rënë, por edhe sa i përket reshjeve të dendura të shiut”.

Megjithatë intensiteti i reshjeve të shiut që do të vijojë deri ne fund të javes mund të krijoje probleme ne disa qytete të vendit, ku nuk përjashtohen as përmbytjet.

“Situata më problematike paraqitet në zonat jugore të vendit, por edhe në veriperëndim, ku presim që gjatë këtij episodi do të marrin një sasi prej 70 mm apo pak më tëpër, ndërsa zonën qëndrore 65–70 mm. Kjo është edhe zona më  problematike ku disa qytete të zonës perëndimore do të kenë edhe ndonjë përmbytje të përkohshme”.

Ndërsa temperaturat do të jenë të qëndrueshme me një minimum prej -1/-2 gradë Celcius në zonat malore dhe maksimumi në vlerat 13 apo 14 gradë Celcius.

Tv Klan