Përmbytje në Milano, qindra të evakuuar

Një pjesë e qytetit të Milanos është nën ujë për shkak të një vale të motit të keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë gjithë veriun e Italisë gjatë orëve të fundit.

Përmbytjet u shkaktuan kryesisht prej daljes nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve kryesisht në lagjet jugore të qytetit, ku në disa raste u desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar.

Niveli i ujërave që kapërceu 30 centimetra bllokoi veç rrugëve, disa stacione metroje. Në disa zona pati probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore

Probleme pati edhe në qytete të tjera të rajonit të Lombardisë. Në Breshia, autoritetet evakuuan mbi 200 banorë nga zonat periferike të qytetit. Vala e përmbytjeve ka prekur edhe rajonin e Venecias dhe ka zbritur drejt zonave qëndrore në Emilia Romanja.

Tv Klan