Vijon situata e përmbytjeve në Shkodër

Moti i keq i orëve të fundit ka bërë që të pezullohet lundrimi per anijet e vogla dhe ato të peshkimit në portin e Vlorës.

Në det të hapur forca e dallgëve shkon deri në 5 ballë. Gjithsesi anijet e transportit të pasagjere vijojnë lundrimin.

Pritet që kushte të përmirësohen pasditen e së hënës. Situata e përmbytjeve vijon edhe në Shkodër ku numërohen ende mbi 2700 hektarë nën ujë.

Niveli i liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Drin dhe Bunë vazhdon të jetë i lartë.

Tv Klan