Bllokohen rrugë, shumë zona në Librazhd e Përrenjas pa energji

Reshjet e dendura dhe era e fortë gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona të vendit. Më e rënduar situata paraqitet në Librazhd e Përrenjas. Si pasoje e motit të keq janë dëmtuar linjat e tensionit të mesëm duke lënë pa energji elektrike një pjesë të këtyre qyteteve dhe disa fshatra.

Probleme ka pasur dhe në disa akse rrugore. Në Llogara stuhitë e shiut kanë rrëzuar shtylla te tensionit të lartë. Rënia e pemeve bllokoi këtë bllokoi kalimin e e automjeteve.

Pas disa orësh është bërë e mundur lirimi i rrugës. Si pasojë e erës së fortë është pezulluar lundrimi detar në portin e Vlorës dhe të Durrësit.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi për dy ditët e ardhshme nuk do të lundrojë në itinerarin e caktuar ndërsa mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në zonën e triportit në Zvërnec.

E njëjta situatë është edhe në portin e Durrësit. Edhe aty kapiteneria ka kërkuar që në 48 orët e ardhshme anijet e vogla të mos dalin në lundrim në det të hapur.

Tv Klan