Ndalohet trageti i linjës Vlorë – Brindisi

Moti i keq që ka përfshirë bregdetin ka sjellë probleme në porte.

Në portin e Vlorës është pezulluar sërish lundrimi detar për shkak se dallgët kanë arritur deri në 3 metra.

Trageti i linjës Vlorë – Brindizi po qëndron në radë ndërsa anijet e peshkimit dhe peshkarexhat e vogla janë këshilluar te ankorohen në vendstrehime të sigurta deri në një njoftim të dytë të kapitenerisë.

Tv Klan