Moti i keq me erëra të forta ka krijuar probleme në Shkodër. Një pemë e madhe pranë ndërtesës së Bashkisë Shkodër është rrëzuar dhe ka zënë 4 mjete.

Punonjës të Bashkisë Shkodër po bëjnë të mundur heqjen e pemës dhe lirimin e mjeteve.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./tvklan.al