Një djalë vetëm 5 muajsh dhe gjyshja e tij rezultojnë të zhdukur nga një valë përmbytjesh të fuqishme që shkaktuan gjatë natës reshjet e dendura të shiut në rajonin e Toskanës në Itali. Banesa ku ata po qëndronin në një qytezë rreth 70 kilometra në jug të Pisës u përmbyt nga vërshimi i një lumi që doli nga shtrati.

Prindërit dhe gjyshi i foshnjes u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, që ndërhynë nga ajri. Autoritetet vendase thanë se bëhet fjalë për një familje turistësh, pa specifikuar prejardhjen e tyre. Moti i keq me reshje të dendura ka prekur gjithë veriun dhe zonat qendrore të Italisë.

Probleme nga reshjet e dendura dhe përmbytjet edhe në jug të Francës. Këto filmime tregojnë situatën në qytetin e Kanës, i godituri më rëndë nga moti i keq. Me përmytje është përballur orët e fundit edhe Anglia.

Kjo valë pason përmbytjet e javës së kaluar në vendet e Europës Qendrore, që i mori jetën 20 personave në Rumani, Poloni, Çeki, Hungari e Austri, fenomene ekstreme të cilat ekspertët e lidhin me ngrohjen globale.

Tv Klan