Moti i keq në 48 orët e fundit ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, kryesisht në periferinë e Tiranës, Lezhë dhe Burrel. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës që po merren me riparimin e rrjetit.

Raportohet se 2 elektricistë u lënduan, teksa po punonin njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren. Po megjithë dëmtimet në këmbë dhe kokë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, janë të gjithë në gjendje pune. Nga ana tjetër Qafa e Thorës në veri është e hapur për automjetet, por kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Tv Klan