Mbrëmja e së hënës solli një përkeqësim të ndjeshëm të motit në gjithë vendin. Ndërsa në zonat malore vijuan reshjet e borës, në Ultësirën Perëndimore, reshjet ishin në formën e shiut të shoqëruara edhe me breshër.

Në Lezhë, breshëri vazhdoi me intensitet të lartë për rreth 20 minuta, duke mbuluar rrugët, ndërsa rriti prurjet e ujërave ne lagjen Besëlidhja. Një situatë te ngjashme me reshje shiu dhe breshër pati edhe në Tiranë.

Në zonat malore, si Lëpushë, Pukë, Kukës, Dibër e Korçë dëbora arriti në disa centimetra, por fatmirësisht akset rrugore janë të kalueshme. Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar problem në disa akse rrugore.

ARRSH njofton se në disa rruge ka pasur rënie gurësh, drurë, materiale dhe inerte. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e tyre, por deri tani nuk ka rrugë të bllokuara.

Problematike është situata edhe ne qarkun e elbasanit. Reshjet e dendura te shiut dhe era e forte ka shkaktuar probleme ne furnizimin me energji elektrike, ndërsa në disa akse rrugore ka patur rrëshqitje gurësh.

Për shkak të reshjeve gjatë dy ditëve të fundit ka edhe rritje të nivelit të ujit në lumin Shkumbin. Sinoptikanët parashikojnë se moti i keq do të vijojë me reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere.

“Problematike vijon të mbetet problem i erës, stuhitë erës do të jenë të pranishme duke bërë që të shkojnë 70 kilometra në orë duke sjell problem në trafikun detar, e marta reshje, dëbore do të ndërpriten dhe do të rikthehen të premten dhe në fundjavë”.

I ftohti polar do të pushtojë vendin tonë duke nisur nga e marta. Sinoptikanët parashikojnë temperatura të ulëta gjatë gjithë javës ku rekordi do shënohet të mërkurën me vlerën -5 gradë.

Tv Klan