Sinoptikanët: Reshjet rikthehen sërish të enjten

Reshjet e para të Nëntorit sollën përmbytje në disa qytete të vendit. Uji që vërshoi në rrugët e Durrësit krijoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve.  

Si pasojë e bllokimit të kanalizimeve, probleme pati edhe në Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë.

Reshjet e shoqëruara me erë të fortë deri 70 km/orë penguan lëvizjet e trageteve në portin e Durrësit dhe të Vlorës.

Edhe pse moti do të njohë përmirësime, meteorologët njoftojnë se reshjet me intensitet të fortë do të rikthehen të enjten dhe të premten.

Të enjten dhe të premten do të ketë reshje me intensitet të fortë kështu që nuk përjashtohen as përmbytjet. Temperaturat do të kenë rënie 1 deri 2 gradë.

Sipas meteorologëve, reshjet do të jenë të pranishme herë pas herë përgjatë 15 ditëve të para të muajit Nëntor.

Tv Klan