Për shkak të motit të keq në Vlorë trageti i Linjës Brindizi-Vlorë nuk ka mbërritur në kalatë. Sipas informacionit të Kapitenerisë, ai pritet të ankorohet disa orë me vonesë për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë të forta.

Në të njëjtën kohë anijet e peshkimit nuk kanë dalë për lundrim. Pezullimi do të vazhdojë deri në një urdhër të ri të Kapitenerisë së Portit.

/abcnews.al