Reshjet e dendura dhe përmbytjet e mëdha gjunjëzuan qytezën turistike Le Lavandou në jug të Francës. Tre persona humbën jetën në incidente të ndryshme, të ndodhur brenda automjeteve që u morën me vete nga rrymat e fuqishme të ujërave të përmbytjeve. Dy të tjerë ende nuk janë gjetur.

Situata më e rëndë është në qytezën turistike bregdetare Le Lavandou, në rajonin juglindor të Côte d’Azur, ku një pjesë ndërtesave kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Probleme nga moti i keq edhe në Shtetet e Bashkuara, ku tornadot i kanë marrë jetën 28 personave ditët e fundit, kryesisht në shtetet federale qendrore si Tennessee, Kansas, Alabama, etj.

Ndërsa në rajonin juglindor australian të New South Wales, mijëra banorë janë nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumenjve, si pasojë e reshjeve të dendura. Ekipet e emergjencës kanë evakuuar deri më tani 280 banorë në një zonë ku niveli i ujit, që arriti rekorde, mbuloi katet e para të ndërtesave.

Ekspertët i lidhin këto fenomene me pasojat e ndryshimeve të ashpra klimatike të shkaktuara nga ngrohja globale.

Tv Klan