Moti i keq, shtohen sipërfaqet e përmbytura në Shkodër



Moti i keq, shtohen sipërfaqet e përmbytura në Shkodër

13:55 09/02/2021

Rrëshqitje dherash në Kodër-Currila në Durrës

Sipërfaqes së përmbytur në Shkodër këtë të martë i janë shtuar edhe 30 ha të tjerë. Në raportin e përditshëm bashkia e këtij qyteti raportoi se mëngjesin e kësaj të marte rezultojnë nën ujë 3685 hektarë.

Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura rezultojnë të kultivuara me foragjere të dyta dhe jonxhe teksa ekziston frika se reshjet e shiut mund të rrezikojnë edhe banesat.

Moti i keq vijon të mbajë të bllokuar edhe lundrimin e anijeve të tonazhit të ulet si dhe atyre të peshkimit në portin e Durrësit.

Forca e detit sipas kapitanerisë arrin deri në 6 ballë, çka përbën rrezik për disa mjete lundruese duke kërkuar pezullim të aktivitetit.

Ndërkaq  për shkak të reshjeve, dherat ne zonën e Kodër Currilave kane rrëshqitur sërish. Së bashku me masivet e dherave janë shkulur edhe pishat, duke u spostuar drejt fundit të Kodër Currilave.

Po ashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe një pjesë e rrjetave metalike të vendosura për të frenuar erozionin e tokës në këtë kodër.

Tv Klan







Të ngjashme