Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e mesme dhe jugu janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora. Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve të intensifikohet në orët e para të së martës. Po ashtu edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.

Këto temperatura janë shumë më të ulta se ato që jemi mesuar të përjetojmë në muajin Shkurt. Megjithatë sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit Shkurt do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave duke i përafruar ato me stinën ku jemi.

Tv Klan