Moti i ngrohtë popullon Divjakën

https://youtu.be/k06Mjnfq1sY


Moti i ngrohtë popullon Divjakën

16:25 17/05/2020

Policia largon qytetarët nga plazhi

Dielli dhe temperaturat e larta të kësaj fundjave e kanë bërë të parezistueshëm frekuentimin e plazheve nga qytetarët. Dhjetëra qytetarë kanë zgjedhur të shkojnë në Divjakë për të shëtitur në park dhe për plazh.

Por frekuentimi i plazheve është ende e ndaluar, ndaj policia ka ndërhyrë menjëherë, duke kërkuar që pushuesit të largohen.

Shumë prej pushuesve kishin ardhur të organizuar nga qytetet si Berati dhe Elbasani, zona këto të gjelbërta, por as këta nuk janë lejuar në plazh.

Postblloku i policisë i vendosur në hyrje të parkut kombëtar është hequr prej një jave, kur Divjaka u shpall zonë e gjelbërt, ndaj pushuesit kanë mundur të futen në plazh, pavarësisht se aty është ende e ndaluar.

Për momentin asnjë operator turistik nuk ka nisur përgatitjet për sezonin e verës, ndërsa nuk bëhet fjalë për vendosjen e çadrave të paktën deri ne fund të Majit.

Tv Klan




Të ngjashme