Muaji Qershor i këtij viti ka shënuar edhe numrin më të ulët të pushuesve në Durrës dhe Vlorë në krahasim me vitet e kaluara. Shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija atmosferike që mund të konsiderohen si të pazakonta për stinën e verës.

Ky është Durrësi në fundjavë. Më shumë pak pushues. Moti i keq gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit i ka larguar nga zonat bregdetare.

Të vetmit që ndodhen në bregdet kanë ardhur për të shfrytëzuar rrezet e pakta të diellit.

Edhe plazhet e Vlorës janë thuajse të boshatisura. Çadrat janë të mbyllura. Ulja e temperaturave dhe moti me vranësira nuk po josh askënd për t’u larë në det.

Mosfrekuentimi i plazhit nga moti i paqëndrueshëm reflektohet edhe tek trafiku në Vlorë dhe zonat përgjatë bregdetit.

Këtu ka një qarkullim të ulet të automjeteve. /

abcnews.al