Specialistët: Ndeshim probleme në rrugët respiratore e alergji të shumta

Moti i paqëndrueshëm dhe luhatja e temperaturave, përveç alergjive kanë ndikim direkt në shëndetin e qytetarëve sipas specialistëve.

“Ndërkohë që pritet për të dalë me mëngë të shkurtra nga periudha e dimrit, del përballë temperaturave të ulëta. Qoftë nga dita në ditë, java në javë apo edhe mëngjesi me darkë bën që organizmi të mos përshtatet siç duhet. Këto ndryshime kaq të shpeshta e të zgjatura të kushteve të klimës pasqyrohen në forma të ndryshme, por duke futur dhe alergjitë që janë në periudhën Mars-Prill-Maj.”

Disa nga simptomat që evidentojnë mjekët janë ato në rrugët e frymëmarrjes, sinozitet apo dhe problemet reumatizmale.

“Një ndryshim temperaturash fillon bën ca bllokime të hundëve, fillojnë sinozitet, bronshitet, sëmundje të veshëve. Luhatje të tensioneve arteriale, pra organizmi është i gatshëm për t’u përballur me temperature të larta dhe ndodh e kundërta.”

Mjekët rekomandojnë të tregohet kujdes gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes me veshjen dhe nga ana tjeter një dietë ushqimore mbetet thelbësore për imunitet sa më të fortë.

Klan News