Sinoptikanët: Ditë me diell dhe dëborë

Nëse keni vendosur që natën e ndërrimit të viteve ta kaloni në Tiranë, moti do tu favorizojë. Sinoptikanët thonë se në 31 dhjetor nuk do të kemi reshje shiu por as dëbore.

“Pritet të jetë mot i kthjellët jo reshje dëbore. Në kryeqytet do kemi vranësira që do jenë të dukshme gjatë orëve të mbrëmjes, por nuk priten reshje në Tiranë.”

Temperaturat do të jenë tipike të muajit dhjetor. Ata të cilët do të dimërojnë në këto ditë festash në veri apo verilindje do të kenë mundësi që ndërrimin e viteve ta shijojnë nën flokët e dëborës.

 “Temperaturat do regjistrojnë vlerat nën zero në zonat malore me -5 -6 gradë celsius ndërsa gjatë ultësirës perëndimore do kemi vlera maksimale 10 dhe 11 grade celsius.”

Edhe në ditët e para të 2020 pritet të kemi të njëjtat temperatura, ku dielli do të na shoqërojë deri në gjysmën e parë të janarit.

Tv Klan