Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të mbetet nën ndikimin e motit me kthjellime. Në zonat malore verilindore dhe juglindore të pranishme do të jenë edhe vranësirat, më të dukshme në pjesën verilindore duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo rënie në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim 2 ballë./tvklan.al