Deri në mesditë, kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku do të ketë herë pas here vranësira dhe shira të dobët.

Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në veri dhe qendër të territorit. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me kushte të njëjta, kushte meteorologjike duke bërë që zonat e ulta dhe bregdetare të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ndërsa me vranësira dhe shira të përkohshëm parashikohet motit për zonat malore, kryesisht ato veriore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje gjatë ditës së mërkurë duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 36 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët./tvklan.al