Sipas MeteoAlb Shqipëria ditën e nesërme do të vijojë me një mot të qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare, ndërsa pjesën e dytë të ditës do të kemi një zhvillim të vranësirave.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, po ashtu edhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale 2 gradë Celsius dhe në vlerat maksimale 20 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fry mesatare me një shpejtësi 35 kilometra në orë në drejtimin kryesisht Juglindor duke shkaktuar një dallgëzim deri në 3 ballë në Jon dhe Adriatik./tvklan.al