Moti sot dhe parashikimi për nesër nga Meteoalb nën prezantimin e Alba Hoxha në Tv Klan.

Moti sot 20 Mars

Sipas Meteoalb, në territorin shqiptar ka pasur vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme, kryesisht në zonat jugore dhe qëndrore dhe me shira të dobët në zonat veriore. Ndërsa gjatë mbrëmjes do të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë dëborë në zonat malore. Tenperaturat e ajrit pësojnë zbritje të lehtë në orët e para të ditës me 2 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa rënie të lehtë pësojnë gjatë mesditës. Era fryn me 45 km/h në drejtimin jugperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 3 ballë në det.

Moti nesër, 21Mars

Sipas Meteoalb, deri në mesditë në territorin shqiptar do të ketë shira mesatare dhe intensive, ndërsa gjatë mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e para të ditës me 2 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa në mesditë pritet një ulje e ndjeshme. Era do të fryjë me 60 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.

/tvklan.al