Sipas Meteoalb ultësira perëndimore do të vijojë nën ndikimin e një moti të kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit shqiptar do të ketë kalime vranësirash.

Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do përfshijnë dhe pjesën tjetër të territorit shqiptar, ku do të bëhen të dukshme por pa rrezikuar reshje shiu.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të vijojnë sërish me zbritje në mëngjes dhe do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke shënuar vlerën minimale -3 gradë Celsius, ndërsa maksimumi në mesditë 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 30 kilometra në orë në drejtimin kryesisht Verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Joni të krijohet dallgëzimi 3 ballë./tvklan.al