Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave, kryesisht në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në bregdet ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat e ulta, por kryesisht në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi maksimale deri 40 km/h nga drejtimi veriperendimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë./tvklan.al