Kushtet e qëndrueshme të motit do të bëjnë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të zonave malore veriore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në bregdet dhe zonat e ulta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore, ku në juglindje do të gjenerojnë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit ndërsa orët e mesditës do të kenë një rënie të lehte të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do te  fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë deti të jetë pa dallgë./tvklan.al