Motoçikleta përplaset me makinën e parkuar, vdes drejtuesi

Foto ilustruese

Motoçikleta përplaset me makinën e parkuar, vdes drejtuesi

22:58 20/09/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë.

Sipas policisë, një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugën “Stavri Themeli”.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës E. M.”

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT