Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të fshatit Xhyrë të Librazhdit, gjatë orëve të natës.

Një motor ku udhëtonin dy të rinj të moshës 21 – vjeçare ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 21 – vjeçari Roland Duka.

Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit, 21 – vjeçari me iniciale A.Ç.

Dy të rinjtë mësohet se ishin nga fshati Hotolisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen nga rruga të motorit.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanava dhe shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al