Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.

Një motor me të cilin udhëtonin dy persona, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën pasagjeri, 40-vjeçari me iniciale E.B. Ndërsa shoferi, 43-vjeçari B.B. ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.  /tvklan.al