Motori lëviz kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës



Motori lëviz kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës

20:49 15/06/2020

Saimir Kodra: O Perëndi, ecën vëllai…

Një motor është filmuar duke lëvizur kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës.

Saimir Kodra: Autostrada Tiranë-Durrës, diku tek fabrika e Coca-Cola, me motor ai…

Gentian Zenelaj: Më fal, si e vërtetoni ju që nuk është ai në drejtim të duhur dhe janë të gjithë kundër?  Si e vërtetoni ju?

Saimir Kodra: Po të jetë tek pjesa e lulishtes edhe pranohet, por është tek trafikndarësi, tek betoni andej. Shikojeni kalojnë maune, vazhdon ai, ecën…

Gentian Zenelaj: Kushdo qoftë, i shtrëngoj dorën, nëse do të kisha mundësi ta takoja…

Saimir Kodra: O Perëndi, ecën vëllai…

Ndërsa në dy rastet e tjera të “Hitparade i absurdit shqiptar”, të cilat u shfaqën dhe u komentuan këtë të hënë në emisionin “Stop”, ishin trotuaret kryesorë të qytetit të Fierit që u ngjajnë një tregu fruta-perimesh dhe një shtetas sirian, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një dyqan kozmetike në rrugën e Dibrës, në Tiranë. /tvklan.al




Të ngjashme