I mituri jashtë rrezikut për jetën

Një fëmijë 8-vjeçar përfundoi në spital mbrëmjen e kësaj të enjteje në kryeqytet pasi u përplas nga një motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori. Sipas policisë, 8-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një motor me drejtues një person me iniciale SH.K.

Fëmija u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje, ashtu sikurse edhe grupi hetimor që vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al