Motori përplas këmbësorin dhe e braktis në mes të rrugës (Video)

Motori përplas këmbësorin dhe e braktis në mes të rrugës (Video)

14:23 10/10/2019

Një këmbësor 80-vjeçar me iniciale P.M. ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një motor. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Selvisë në Tiranë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga vendi i aksidentit.

Bëhet me dije se drejtuesi i motorit u largua nga vendngjarja duke braktisur kalimtarin në mes të rrugës. Kanë qenë dëshmitarët dhe qytetarë të tjerë ata të cilët i dhanë ndihmën e parë të plagosurit deri sa mbërriti ambulanca.

I moshuari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe po punon për të identifikuar drejtuesin e motorit që përplasi kalimtarin. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori