Presidenti rus viziton “ujqërit e natës”

Teksa mijëra protestues mbushën rrugët e Moskës të shtunën, Vladimir Putin fundjavën ia kushtoi motoçiklizmit.

I veshur me xhup lëkure për të respektuar, uniformën e motoçiklistëve, Putin e drejtoi vetë motorin, përkrah liderit të grupit. Presidenti rus vizitoi “Ujqerit e Natës”, një klub motoçiklistësh në Krime, mbështetës të aneksimit të rajonit verior të Ukrainës dhe përkrahës të zjarrtë të Putinit.

Vladimir Putin – president i Rusisë: Jam shumë i kënaqur që ju shoh të vijoni këtë traditë. Jeni një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e vendit.

Përgjatë 20 viteve në krye të Rusisë, Vladimir Putin ka ndërtuar figurën e liderit të gjithanshëm. Ai shquhet për karakterin e fortë dhe shpeshherë nuk e fsheh pasionin për sporte të ndryshme, si Hokei në akull apo Xhudo.

Tv Klan